Shërbimet Tona

CCL ofron shërbimet dhe suksesin më të madh në fushën e industrisë së qendrës të kontakteve. Ne vendosim standartet e industrisë dhe takimet, ne shesim shërbimet dhe produktet tuaja, ne gjithashtu bindim qeveritë për ju. Çfarëdo që i nevojitet kompanisë tuaj në shërbimet e qëndres së kontakteve, CCL ofron me shërbimet e saj të cilat variojnë nga shitjet nëpërmjet telefonit deri tek kërkimi dhe studimi i tregut. Ne gjithashtu, i mirëpresim kërkesat tuaja të veçanta dhe punojmë me ju për të zgjidhur situatat sipas kërkesave tuaja.

Zbuloni se çfarë mund të bëj CCL për kompanine tuaj – klikoni më poshtë dhe na kontaktoni me RFI/RFQ.


Administrim

Takime për Shitje

CCL bën të mundur për kompaninë tuaj realizimin e takimeve me klientë potencialë të cilët kanë shfaqur interes në produktet tuaja dhe kanë kërkuar të kontaktohen nga një përfaqësues shitjesh. Shërbimet e takimeve janë dizenjuar në mënyrë të tillë që të rrisin numrin e klientëve tuaj dhe mund të përdoren nga çdo kompani për të afruar klientë të rinj.

CCL regjistron çdo takim të kërkuar nga klientët dhe konfirmon çdo takim të ardhshëm një ditë përpara. Rezultatet raportohen çdo ditë.

INFORMACION Shko Sipër

Komunikim me Email

CCL e maksimizon fitimin tuaj nga reklamat duke kombinuar fushatën e marketingut tuaj direkt me një fushatë telemarketing ‘’folloë – up’’ e cila është e bazuar në skripte telemarketing të optimizuara shkencërisht, të cilat janë të vërtetuara vazhdimisht për rezultatet e tyre maksimale. Ne ju sugjerojmë që ti shtoni fushatës tuaj te emaileve direkt dhe shërbimin tonë të ‘’folloë – up’’ për të arritur rezultatet më të larta te mundshme.

Shërbimi ynë ‘’folloë – up’’ rezulton në norma te larta konvertimi, të cilat janë gjithmonë më të larta se normat e konvertimit të arritura nga fushata emaili të pambështetura dhe të vetmuara.

INFORMACION Shko Sipër

Menaxhimi i Bazave të Dhënave

Një database i përditesuar ju garanton më së miri se ju mund të kontaktoni me klientet tuaj në çdo moment, duke patur në fund rezultatin e dëshiruar. CCL përditeson të dhenat e kompanisë tuaj çdo 6 muaj për t’u siguruar se informacioni mbi kontaktet me klientët është gjithmonë i saktë, duke marrë shkas nga lista e klientëve tuaj. Ne gjithashtu, verifikojmë dhe konfirmojmë saktësinë e te dhënave, nëpërmjet komunikimit telefonik, për të qënë sa më eficentë në punën tonë.

CCL i shton vlerë kompanisë tuaj duke patur një avantazh të plotë të komunikimit telefonik në verifikimin e shitjeve të produkteve tuaja dhe pjesës tuaj ne treg.

INFORMACION Shko Sipër

Fushata Politike & Lobim

Politike: CCL ofron shërbime efektive në zgjedhjen dhe ri-zgjedhjen e fushatës politike të një kandidati nëpërmjet lajmërimeve profesionale më ane te emailit, bashkëbisedimeve telefonike dhe takimeve face to face.

Korporata: CCL ju ofron mundesinë kompanive për të mbështetur një parti elektorale përgjate dhe pas fushatave elektorale, si dhe mundesi për të mbështetur politikanë të veçantë. CCL ju bën të mundur të mbroni riskun tuaj politik, duke mbështetur më shumë se një politikan apo parti politike.

INFORMACION Shko Sipër

Njoftime

Në shumë raste ndodh që njoftimi për një produkt të ri të hedhur në treg apo shpallja e ardhshme e një ngjarjeje për shitjen e një produkti, nuk sjell rezultatet e dëshiruara. CCL e eliminon riskun e njoftimeve më një performancë të dobët duke përdorur emaile të formuluara me tekste shkencore, skripte telemarketing, dhe imazhe të cilat japin rezultatet më të larta të pritura. Qasja jonë, dhe strategjia e punës gjenerojnë një nga normat më të larta të përgjigjeve në industrinë tonë.

Shërbimet e njoftimit te CCL janë shumë efektive dhe mund të dizenjohen si emaile të trasmetuara, fushata telefonike, dhe promocione ballë-për-ballë.

INFORMACION Shko Sipër

Mbledhje Fondesh

Mbledhja e fondeve është një qasje unike e CCL në telemarketing e cila përqendrohet tek rritja e donacioneve dhe gjetja e sponsorve në vënd të shitjeve dhe përpjekjeve promocionale.

  • Sponsorizime dhe donacione për shërbimet dhe facilitet publike.
  • Mbledhja e fondeve për OJF(Organizatat jo fitimprurëse) dhe bamirëse.
  • Fonde për kërkimet shkencore të Universiteteve dhe Kolegjeve.
  • Mbështetje e sigurtë financiare për politikanet dhe partitë politike.

INFORMACION Shko Sipër

Shërbime Shitjeje

Fushata Shitje Nëpërmjet Telefonit

Ne jemi të specializuar për shitjet nga telefoni – ne e dimë se çfarë shitet dhe çfarë nuk shitet. Scriptet që përdoren nga CCL janë te projektuara nga psikologë dhe specialistë marketingu, të cilët kanë përdorur të dhëna demografike dhe psikologjike për të përcaktuar pikat më bindëse te klienteve.

Çdo fushatë e shitjeve nëpërmjet telefonit i caktohet një menaxheri profesionist dhe rishikohet vazhdimisht nga ai për të bërë ndryshimet e mundshme të cilat do të çojnë në rezultate optimale. Zhvillimi i Scripteve, shitjet, dhe shërbimet e kryqëzuara të shitjeve janë standarte.

INFORMACION Shko Sipër

Fushata të Përshtatura Nëpërmjet Telefonit

CCL ju ofron fushata telemarketing të përshtatura në bazë të kërkesave unike të kompanisë tuaj. CCL ofron një koleksion të gjërë shërbimesh të personalizuara të shitjeve telefonike duke përdorur scriptet shkencore, te provuara për të arritur një nga normat më te larta të konvertimit në industri. Zhvillimi i Scripteve, shitjet, dhe shërbimet e kryqëzuara të shitjeve janë standarte.

Ne e ndërtojmë fushatën sipas kërkesave tuaja specifike, mund të bëjmë ndryshime live përgjatë fushatës, dhe të shpërndajmë raporte preçise ditore dhe javore.

INFORMACION Shko Sipër

Fushata Shitje Nëpermjet Email-it

Shitjet nëpërmjet email – it kërkojnë krijimin e një dialogu me klientin pa e lodhur atë në fazën fillestare të kontaktit. Sapo dialogu te krijohet dhe klienti bëhet më perceptues rreth produktit, CCL kombinon taktika të provuara të sjelljes së blerjes dhe strategji solide marketingu për të sjellë klientin potencial sa më afër pikës së shitjes.

Email – et e CCL kanë një përmbajtje vepruese shkencore e cila rezulton në një nga normat më të larta te konvertimit ne industri. Shërbimet e shitjes dhe shitjes së kryqëzuar janë standarte.

INFORMACION Shko Sipër

Marketing & Hulumtim

Skripte Telemarketingu

Scriptet amatore telemarketing mund t’a nënvlersojnë direkt projektin tuaj pa e filluar mirë akoma – cilësia e scripteve të telemarketing që ju zgjidhni do të ketë efekt të rëndësishëm në rezultatet tuaja. Scriptet e përdorura nga CCL përdorin informacion demografik dhe psikologjik në pikën e bindjes së konsumatorit. Scriptet telemarketing të CCL janë të formuluara nga psikologë dhe profesionistë marketingu.

Të mbledhësh të dhëna mbi inteligjencën e tregut? Të mbyllësh një shitje? CCL ju ofron scripte telemarketing të testuara të cilat kanë treguar aftësitë për të punuar në një gamë të gjerë skenaresh të jetës së përditshme.

INFORMACION Shko Sipër

Lista Telemarketingu

Një listë telemarketing e pastër dhe me objektiv të lartë luan një rol të plotë në suksesin e çdo fushate telemarketing; një listë telemarketing e formuluar saktë mund të sjellë fitime maramendëse. Ekspertët tanë të listave telemarketing kryejnë studim të tregut, analizën dhe profilin e çdo klienti para se t’ju rekomandojnë listën e përshtatshme telemarketing për fushatën tuaj.

Lista telemarketing e CCL përmban miliona emra komercialë dhe rezidenciale, adresa, numra telefoni, dhe shumë të dhëna të tjera të ndryshme të cilat ju ndihmojnë ju për të gjetur perspektivën tuaj ideale.

INFORMACION Shko Sipër

Kërkim Tregu

A nuk do të ishte fantastike nëqoftëse ju do të ishit në dijeni gjithmonë për ndryshimet në treg, në fushën tuaj specifike, dhe të jeni përsëri të parët me çdo ndryshim që ndodh? Si ju duket idea të dini se çfarë kanë në mëndje dhe çfarë po bëjnë konkurrentet tuaj? Ose gjetja e mundësive të reja të biznesit? CCL performon analiza statistike në të dhënat e papërpunuara të tregut duke përdorur statistika demografike dhe përkatëse të shitjeve në grupe aktuale klientësh.

Ne analizojmë industritë specifike kundër tregjeve përkatëse të botës reale dhe identifikojmë indikatorët e fortë të prirur dhe modelet e sjelljeve të konsumatorëve.

INFORMACION Shko Sipër

Gjetje Klientash

Gjetjet e klientave të CCL, janë në tregjet B2B, B2C, dhe B2C (business to government), dhe zbulojnë biznese të reja për kompaninë tuaj. Ne mund të identifikojmë se kush e ka autoritetin e blerjes në një kompani të caktuar, të zbulojmë kriteret e blerjes, dhe afatin e blerjes. Ne gjithashtu mund të gjejmë vendodhjen e autoriteteve blerëse lokale dhe qeveritare në sektorin publik.

Tregjet, shumë konkurruese në ditët tona kërkojnë gjetjen e bizneseve të reja. Perspektivat dhe kërkimet hapin dyert për kanale të reja shitjesh dhe sigurojnë një bazë të vazhdueshme klientele.

INFORMACION Shko Sipër

Sondazhe

Vlera e të qënit në dijeni mbi opinionin publik të produktit/shërbimit që kompania juaj ofron në treg është absolutisht kritike. CCL performon sondazhe mbi opinionin e produkteve/shërbimeve tuaja në treg, dhe analizon aspektet sociale dhe tregëtare të reputacionit të markës tuaj. Natyra e sondazheve kërkon fillimisht një kontakt të ngushtë me klientët tanë përpara se të formulohen pyetjet specifike që do të përcaktojnë sondazhin.

Shërbimi i sondazheve të CCL është një vegël e veçante, që tregon pikat e mundësive dhe kërcënimeve, zhvillimet e tregut, dhe situata të tjera aktive të cilat mund të mos vihen re lehtë.

INFORMACION Shko Sipër