Rreth Nesh

CCL shërben si një urë lidhëse për komunikimin e klientëve, dhe ky është ekzaktësisht qëllimi ynë – ne ofrojmë punën në terren dhe ju duhet të keni aftësitë për të treguar vendimet tuaja menaxheriale.

CCL ofron shërbime nga më të ndryshme të telemarketingut me një fokus të veçantë mbi shitjet nëpërmjet komunikimit telefonik. Shërbimet e ofruara nga ne mbulojnë tregjet B2B, B2C dhe B2G (business to government) dhe janë të ndërtuara në mënyre të tillë që të plotësojnë çdo kërkesë specifike të klientëve tanë.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar ju të përmbushni kuotat e shitjeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar ju të gjeni klient të rinj. Jemi pranë jush për çdo kërkesë tuajën.

Çfare na bën të veçantë?

Ajo që na bën të veçantë është diferenca që ne bëjmë në treg. CCL ju ofron një avantazh vërtet konkurrues, duke u fokusuar në krijimin e vlerave optimale për kompaninë tuaj. Marka juaj bëhet më e fortë dhe më e njohur në treg, klientët tuaj më të lumtur dhe fitimet e kompanisë tuaj rriten.

Filozofia e biznesit

Burimet dhe dija – Funksioni i prodhimit thekson se puna realizohet vetëm kur ekziston fuqia punëtore dhe veglat e duhura. Profesionistat tanë përdorin kapitalin intelektual dhe teknologjinë artistike të komunikimit për të plotësuar çdo kërkesë tuajën.

Marzhi i fitimit është mbret – Ne nuk jemi aspak të ndryshëm nga ju kur bëhet fjalë për kthimin mbi investimet, për më tepër, ne e kuptojmë plotësisht atë dhe veprojmë sipas situatës.

Ndershmëria lind besueshmërinë – Ne bëjmë gjithcka është e mundur për të qenë aq transparent dhe të hapur, në mënyrë që të fitojmë besimin tuaj. Kompania jonë e respekton konfidencialitetin e klientit të saj, nuk e shfrytëzon kurrë markën tuaj pa autorizimin tuaj, dhe gjithmonë vepron në interesin më të mirë të klientëve të saj.

Busulla e vlerave të koorporatës

Vlerat e kompanisë tonë formojnë bazën e marëdhënieve tona me klientët. Në ditët e sotme, është përparësi që një kompani të punojë për suksesin e të tjerëve, dhe ne e kemi këtë avantazh. Lidershipi nëpërmjet vlerave kërkon dedikim total në suksesin e çdo klienti – në qoftë se synimi jonë është zgjidhja e problemeve të çdo klienti atëhere ne duhet të ndërmarrim përgjegjësi sociale dhe tregëtare për të gjitha veprimet tona.

Komunikim personal dhe besimi ndërmjet klientëve, kolegëve dhe partnerëve tanë janë esenciale për CCL. Është mahnitëse po të shikosh se çfarë ka mundur të arrijë kompania jonë me një qëllim të veçante dhe një sërë vlerash. Vlerat e kompanisë tonë janë një pasqyrë e mentalitetit, ekzistencës dhe forcës motivuese që reflektohet në çdo aksion të ndërrmarë.