Kompani Sigurimesh

Një biznes i mesëm sigurimesh kërkonte një fushatë të shitjeve nga telefoni, që t’i përshtatej madhësisë së kompanisë, për të identifikuar fillimisht kontaktet e sakta dhe verifikuar interesin e tyre mbi shërbimet që ata ofronin. Në vazhdim ata kërkonin një fushatë strategjike marketingu të ndërmarë nga ekspertët tanë telefonik të shitjeve. Ne i paraqitëm një informacion të detajuar klientit tonë dhe e përfunduam përzgjedhjen e kualifikuar të kontakteve në segmente të piketuara të tregut brënda 3 muajsh, duke u fokusuar tek blerësit potenciale, të cilët kishin një ide të përgjithshme rreth shërbimeve që ofronte klienti jonë. Faza e dytë e shitjeve aktuale zgjati rreth 6 muaj. Ne përdorëm skripte të bazuara në sjelljen psikologjike të konsumatorëve dhe strategji të provuara marketingu, të cilat në kombinim me eksperiencën dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, sollën si rezultate shitje të shpejta dhe shifra të larta.

Shumë kompani besojnë se telemarketing është më tepër një lux në konkurrencën e eger të tregjeve ditët e sotme. Në CCL, ne vërtetojmë të kundërtën. Njohja e kompanisë tuaj në treg dhe mbledhja e cilësive perspektive sot është më e rëndesishme se kurdoherë. Ne nuk kemi gjetur rrugë më të mirë për ta vërtetuar këtë përveçse nëpërmjet shitjeve telefonike dhe mund t;ju garantojmë rezultate vërtet pozitive. Ne punojmë me të dhëna empirike, kemi eksperience shumë vjeçare në fushën operatorike dhe kemi një qasje konsultive për të kuptuar biznesin dhe kërkesat tuaja.

  • Shërbimi: Fushata të Përshtatura Nëpërmjet Telefonit
  • Rezultati: Fushata e rriti numrin e politikave të shitura me 11% brënda 6 muajsh. Lista cilësore e vendim – marrësve të produktit, që ne përpiluam i lejoi klientit tonë të piketonte njerëz dhe kompani të cilat ishin në dijeni për produktin/shërbimin që ata ofronin dhe donin të kontaktoheshin. Ne vazhdojmë të punojmë me klientin tonë.