Kompani Helmetash Mbrojtëse

Ne u kontaktuam fillimisht nga një kompani e cila përdorte thjesht distributorët për të kryer shitjet dhe nuk kishte akses me blerësin përfundimtar. Ata kërkonin që të zgjeronin shitjet në shkallë vëndi gjithashtu. Për të mbeshtetur këtë iniciative, ne filluam një fushatë për gjetjen e klientëve potencialë, për shitjen e kapeleve të rënda, të reja të dizenjuara, të cilat nuk ofrohen nëpërmjet distributorëve. Qëllimi yne ishte që klientët aktualë dhe të rinj të provonin produktin e ofruar nga ne. Fillimisht, ne piketuam disa klientë potencialë të cilët mund të blenin produktin e ofruar, si prsh, u fokusuam tek kompanitë e ndërtimit të cilat kishin mbi 250 të punësuar – ku pothuajse secili prej tyre përdorte kapele në ambjentet e punës në ndërtim. Pika jonë fillestare ishte 4500 adresa për të kontaktuar. Personat e kontaktuar u pyeten nëse kishin ndonjë kërkesë specifike për kapele të ndryshme, çfarë kapele përdornin aktualisht (marka dhe modeli), numrin e saktë të kapeleve që ata përdornin çdo vit. Duke përdorur aftësitë bindëse të bashkëpunëtorëve tanë, ne biem dakord me kontaktet tona për t’ju ofruar produktin tonë falas për një periudhe dhe bindëm menaxherët tanë rajonalë për të mbyllur takime për shitje me personat të cilët e provuan falas per një kohë të caktuar produktin tone.

Përshtypjet e klientëve tanë në fazën fillestare të fushatës: “Nga 23 telefonata që u kryen muajin e fundit, me siguri mund të them se 85 – 90% e të kontaktuarve janë të interesuar për produktin që ne ofrojme, rreth 35% e tyre kanë kërkesa specifike të cilat ne mund ti plotësojmë dhe ato. Pjesa tjetër e të kontaktuarve, mendojnë se produktet tona janë shumë cilesore dhe të vlefshme, aq sa nuk e kuptuan që ne ishim më se të lumtur që arritëm të shisnim produktet tona direkt tek blerësi përfundimtar pa ndihmën e distributorëve. Ky grup telefonatash na premtoi se do të përdornin kapelet tona dhe do të mbyllnin kontrate me ne sapo të përfundonte kontrata e tyre aktuale – dhe ata e kishin shumë seriozisht këtë premtim”.

  • Shërbimi: Takime për Shitje
  • Rezultati: Fushata zgjati rreth 10 muaj. Komunikimi i përditshëm siguronte raportim të saktë dhe në kohën e duhur. Të gjithë përfaqesuesit tanë të shitjeve mbyllnin takime bashkë me të dhënat përkatëse të cilat nevojiteshin për këto takime të veçanta. Klienti ynë ishte në gjëndje për të përcaktuar efektin që reflektonin shërbimet tona, nga shifrat gjithnjë e në rritje të shitjeve të kompanisë, dhe vazhdoi të bashkëpunonte me ne.