Hapësirë Reklamimi në Gazetë

Një gazetë e njohur e shtypur, kërkonte të shiste më shumë hapësirë publicitare në faqen e pare dhe të fundit të saj, por i duhej një qasje e shitjeve me shumice dhe një implementim ekstremisht i shpejtë në mënyrë që të rrisnim numrat e shitjeve në raportin e tyre financiar për katermujorin. Me kujdes, ne e kontaktuam dhe informuam klientin tonë, dhe formuam një skuadër prej 8 operatorësh telefonik për të drejtuar fushatën. Ekspertët tanë ndermorrën një kërkim intensiv përpara se të kryenin telefonatat dhe izoluan agjensitë e reklamave të cilat ishin specialiste për reklamat më temë sportin dhe që kanë buxhet mjaftueshëm për të akomoduar blerjen me shumice të vendosjes së hapësirës.

Fushata ishte më të vërtetë një lojë e pastër e gjenerimit të shitjeve e projektuar vetëm me një qëllim në mëndje : Te ketë sa më shumë shitje. Klienti jonë kërkonte gjithashtu shitje dhe shitje të kryqëzuara të cilat u vunë në zbatim duke përdorur scriptet në pronësi, që rezultuan më pas në shitje shumë të shpejta të produktit, të cilat ishin brenda parametrave të planifikuara, qartësisht të matshme, dhe brenda datës se caktuar si deadline. Që prej kesaj fushate ne jemi duke bashkëpunuar aktualisht me klientët tanë për t’i shtuar vlerë biznesit të tyre dhe kemi përcaktuar dy fusha, te cilat sapo fushatat të jenë vënë në levizje, janë projektuar të rritin shitjet neto me 1.7% brënda 75 ditëve.

  • Shërbimi: Fushata Shitje Nëpërmjet Telefonit
  • Rezultati: Duke marrë në konsideratë se kjo ishte një kompani shumë e madhe, rritja me 3.5% e shitjeve neto ishte një rezultat shumë i suksesshëm. Fushata zgjati vetëm 29 ditë me raportim të plotë dhe komunikim të vazhdueshëm midis nesh dhe klientit tonë.