Karriera në CCL

careers-at-ccl

CCL e kupton plotësisht rëndësinë që kanë burimet njerëzore në ecurinë e një kompanie. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të bashkëpunëtorëve të talentuar dhe me aftësi specifike të fushës që ne mbulojmë. Ne dimë të vlerësojmë vizionin, etikën, përshtatshmërinë në punë, ambicien dhe punën me orar të zgjatur. Nëqoftëse ju e gjeni veten tuaj mes ketyre cilësive, jeni të mirëpritur të bashkëpunoni me CCL.

CCL është një kompani punëdhënëse që ju ofron mundësi të barabarta bashkëpunëtorëve të saj. Ne jemi një grup njerëzish, të gjithë të ndryshëm nga njëri – tjetri, të ndjeshëm ndaj diferencimeve kulturore. Hapësira e kompanisë tonë, është dizenjuar në mënyrë të tillë që t’ju ofroje bashkëpunëtorëve të saj një ambjent sa më komfort, me produktivitet dhe zhvillim sa më të lartë profesional – dhe ofrojmë kafe shumë të mirë!

Ne jemi gjithmonë në kërkim të operatorëve telefonik, të cilët mund të kryejnë marketing nëpërmjet telefonit:

Kërkojmë minimalisht…

  • Të demostroni aftësi të mira komunikimi në gjuhën italiane ose një gjuhë tjetër europiane, përveç gjuhës shqipe.
  • Të keni eksperiencë pune të mëparshme në call center.
  • Të zoteroni aftësi bindese në shitjet nëpërmjet telefonit.
  • Të keni prezencë telefonike shumë të mirë
  • Të zoteroni aftësi te mira kompjuterike dhe në veçanti të paketës Windows.
 

Ofrojmë…

  • Paga konkurruese në treg.
  • Kontratë standarte me pushim vjetor të paguar.
  • Bonuse dhe nxitje për karrierë.
  • Trajnime periodike.
  • Kushte komode pune.
  • Mundësi dhe këshilla avancimi në karrierë.
 

Ambjentet e CCL janë një vënd i mrekullueshëm dhe unik për të punuar – dhe jeni vetë ju ata që e bëni këtë ambjent të jetë i tillë! Është kënaqësia dhe avantazhi i CCL të bashkëpunojë me profesionistë të kualifikuar dhe me eksperiencë, te cilët janë te apasionuar dhe frymezuar me punën e tyre. Ne, më kënaqesi do të marrim në konsideratë të gjitha aplikimet e kandidatëve, prandaj nëqoftese ju ndiheni se keni ato çka ne kërkojmë, ju lutemi të dërgoni CV tuaj në adresën careers@ccl.al — Jeni të mirëpritur të bëheni pjesë e familjes tonë të madhe në CCL!